Pesë vjet recesion gjunjëzojnë Greqinë, të rinjtë lënë vendin

Postuar në 29 Prill, 2012 05:43

 

Pak postera gjen në rrugët e Athinës një javë para zgjedhjeve më delikate që  pas përmbyjses së juntës ushtarake. Viti i pestë i recesionit ka gjunjëzuar Greqinë duke detyruar një në pesë të rinj të emigrojë, e duke nxitur një ndjenjë antieuropiane që kërkon politika më të frenuara.  "Shumica dërrmuese e grekëve i kupton përfitimet e rëndësishme dhe të qëndrueshme të vendin tonë brenda BE-së dhe euros",-ka thënë kryeministri Lucas Papademos. "Duhet t'i mbrojmë ata nga kritikat euroskeptike, apo më keq eurofobike, dhe tendenca të tjera margjinale",-ka theksuar ai.  'Shkretëtia e shpresës' në të cilën mbahen këto zgjedhje kanë shkaktuar një luftë mes të varfërve dhe emigrantëve të paligjshëm. Qeveria ka urdhëruar transferimin e tyre në qendrat e pritjes, ndërkohë që sondazhet flasin për një mbështetje në rritje ndaj të djathtës ekstreme.  "Situata ekonomike krijon një atmosferë shumë të tensionuar, - deklaron Kitty Kehayioglou, zëdhënës i UNHCR-së,-dhe frustrimi në mesin e popullatës është një terren pjellor që favorizon ekstremizmin."  Kriza ka rezultuar në një rritje prej 50 për qind të kërkesave për riatdhesim, por Greqia është për shumë të tjerë portë për mirëqenien dhe mijëra janë rreshtuar për të kërkuar azil, pavarësisht nga rritja e dhunës me motive racore. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.