Arti kundër dhunës, aktivitet sensibilizues nga studentët

Posterat që qytetarët e Tiranës do të shohin nëpër autobusët e transportit publik janë krijime të studentëve të universitetit të Arteve dhe u bëjnë thirrje të gjithëve për të koontribuar sadopak në ndalimin e dhunës në familje. Fushata e çelur me moton "Art në Autobus" është një nismë e misionit të OSBE-së në Tiranë, policisë së Shtetit dhe universitetit të Arteve.
"Dhuna ne familje nuk i takon vetëm familjes por gjithë shoqërisë, ajo është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut të cilat ne duhet t'i mbrojmë. Këto të drejta duhet të respektohen kudo edhe në shtëpitë shqiptare", deklaroi Wollfarth.
Nisma sensibilizuese është produkt i studentëve të arteve pamore të grafikës dhe dizajnit. Studentëve realizues të këtyre posterave u janë akorduar edhe certifikata vlerësuese. Albanian Screen
Add new comment