Cameron: Do mbyllim kufirin për grekët, nëse Greqia del nga euro

Mundësia e daljes së Greqisë nga euro dhe pasojat që rrjedhin prej saj, vazhdojnë të merren parasysh.
Qeveria britanike është duke u përgatitur jo vetëm për mundësinë e një falimentimi të Greqisë dhe daljen e saj nga euro, por edhe për skenarin ekstrem të emigracionit masiv nga grekët, në përpjekje për të siguruar punë dhe perspektivë.
Kryeministri britanik, David Cameron tha në Komisionin Parlamentar të përbashkët, se është gati të mbyllë kufijtë e Britanisë së Madhe për emigrantët grekë, në rastin e daljes së Greqisë nga eurozona.
"Ne jemi të gatshëm të bëjmë atë që duhet; të japim një kontribut të madh në përpjekjen e grekëve për t’i shpëtuar Depresionit të Madh, por edhe të mbrojmë Britaninë", tha ai. "Kemi plane të qarta për të gjitha mundësitë", shtoi Cameron, dhe shpjegoi se duke shfrytëzuar hapësira ligjore të jashtëzakonshme, do të merren masa për të kufizuar fluksin e emigracionit, por megjithatë shtoi se "ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë".
Që në fillim të majit të kaluar u njoftua për një rritje të numrit të emigrantëve grekë apo nga vende të tjera evropiane, si pasojë e krizës ekonomike. Ministri i Brendshëm Britanik Tereza Mae tha më herët se qeveria britanike është duke punuar shumë për të menaxhuar një fluks të mundshëm në rastin e daljes së Greqisë nga euro dhe kthimit të saj në monedhën kombëtare. Edhe shtypi britanik shkroi se "nëse Greqia lë euron dhe miliona njerëz humbasin punët e tyre, ata do të duan të gjejnë një punë jashtë vendit”.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Comments
terci-verci, z. cameron. keni
<p>terci-verci, z. cameron. keni nje jete te tere qe beni terci-verci. zotrrote do te mbyllesh portat per Greqine! po prejardhjen e Aristotelit ne universitete nga do ta nxjerresh??</p>
Add new comment