Ndotje alarmante, DSHP: Mos shkoni në Vlorë për plazh

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:34

Pushuesit në plazhet e Vlorës kërcënohen nga stafilokoku , esherika koli si dhe ndotja bakteriale që vjen nga ujrat e zeza. Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë  ngre shqetësimin për nivelin e ndotjes së së ujit të detit si edhe për mungesën e bashkëpunimit me pushtetin lokal. Zona e shkollës së Marinës është e këshillueshme të mos frekuentohet për shkak të numrit të madh të kanaleve që derdhen në det dhe të kihet kujdes me moshat pediatrike.

"Duke filluar nga kalaja deri tek Hotel 'Bolonja' ka ngarkesë stafilokoku, streptokok fekal, esheria koli, të cilat si të thuash janë të dëmshme për shëndetin e plazhistëve. Nga ana e pushtetit lokal duhet të shikohen këto gjëra pasi dhe ata kanë struktura paralele të shëndetësisë dhe të mjedisit në institucionin e tyre dhe në bazë të vlerësimeve tona të marrin masat e tyre ", thotë Brunilda Ndreu, DSHP, Vlorë.

Janë 20 pika të ndryshme në të gjithë bregdetin e vlorës që monitorohen nga drejtoria e shëndetit publik .Analizimi i ujit të detit bëhet në vijimësi dhe niveli i ndotjes rezulton me një ngritje të theksuar nga muaji maj deri në muajin korrik . Zonat problematike janë ndotur pasi nuk është bërë lidhja e rrjetit të ujrave të zeza me impiantin e përpunimit të tyre i cili është bërë jofiunksional për shkak të mospërdorimit. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.