Durrës, gjenden predha të L. II Botërore

Një sasi predhash që i përkasin Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në fshatin Shet të Durrësit. Sipas banorëve të zonës predhat jane gjetur në mometin që ata po punonin për hapjen e themeleve te nje banese në fshatin e tyre.
Predhat mendohen se i ka lëne ushtria gjermane në momentin e tërheqjes saj nga Shqipëria, te cilat shërbenin për asgjesimin e anijeve të cilët i afroheshin brigjeve shqiptare.
Rreziku për shpërthimin e tyre është evidente, pas gërmimeve që janë kryer. Banoret jane ne pritje te eksperteve të ushtrise për marrjen ne dorezim dhe me pas asgjesimin e këtyre predhave mjaft të të rrezikshme.
top-channel.tv
Add new comment