Grupe polake kundër koncertit të Madonna në Varshavë

Postuar në 01 Gusht, 2012 04:09

Grupët katolike dhe veterane në Poloni protestojnë kundër koncertit të Madonës pasi përkon me përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës. Ata i kërkojnë biletashitësit të bojkotojnë koncertin e sotëm, i cili vjen 68 vjet pas nisjes së revoltës në qytet kudër pushtimit nazist. Organizatorët e koncertit kanë rënë dakord që të tregojnë një klip të vogël për ngjarjet e 1944. Çdo vit, polakët përkujtojnë 200 mijë viktimat e kryengritjes.

Një organizate katolike tha se 50 mijë njerëz kanë firmosur në fushatës "Mos shko të shohësh Madonna".  Ata akuzojnë Madonnë se ka fyer besimin e tyre, teksa ajo ka përdorur pamje të djegies së kryqit duke e akuzuar se ajo promovon pornografi dhe devijim seksual.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.