"Lufta për çadrat e plazhit", boshatiset bregdeti italian

Plazhet e bregdetit italian u boshatisën në pikun e sezonit veror pasi në grevë në shkallë vendi u hodhën dhe ata që jepnin me qera çadra plazhi. Plazhet mbeten çështje e nxehtë për italianët ndërsa në gusht siç është bërë traditë tashmë abandonojnë qytetet për të shkuar drejt bregdetit. Por të premten, ndonëse termometri shënonte 35 gradë Celsius, rreshtat e çadrave të plazhit përgjatë vijës së bregdetit mbetën mbyllur. Një çadër dhe një shezllon mund të kushtojë nga 20 deri në 70 euro në ditë në ditë në klubet më luksoze.
Grupe Ambientaliste kanë protestuar kundër klubeve private që operojnë në këto pjesë të bregdetit e kufizojnë qasjen pa pagesë në plazhet që janë në pronësi të shtetit. Pas një fushate të quajtur "lufta për çadrat e plazhit" hidhen në grevë kombëtare të gjithë operuesit e këtyre çadrave për të kundërshtuar masën më të fundit të qeverisë, propozimin për të nxjerrë në ankand operimin e çadrave të plazhit që nga 2016. Sindikatat italiane thonë se ky propozim favorizon kompanitë shumëkombëshe kundrejt kompanive më të vogla lokale, duke e vënë në rrezik 30.000 biznese e mbi 600.000 punonjës.
Albanian Screen
Add new comment