Italia zhytet në recesion në tremujorin e dytë 2012

Postuar në 08 Gusht, 2012 02:55

Ekonomia italiane është zhytur në recesion në tremujorin e dytë të vitit 2012 me një kontraktim tjetër prej 0,7 për qind të PBB-së në raport me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi të publikuar nga Instituti i Statistikave Istat. 

Ky kontraktim korrespondon me parashikimet e ekonomistëve, të cilit kishin parashikuar një ulje me 0,7 për qind, sipas një konsensusi të vendosur nga Dow Jones Newswires. 

Përfshirë nga kriza e borxhit dhe planet shtrënguese, ekonomia e tretë e zonës euro ka hyrë në recesion në tremujorin e katërt të vitit 2011 me një ulje prej 0,7 për qind të PBB-së. 

''Me një ulje tjetër prej 0,7 për qind, Prodhimi i Brendshëm Bruto italian regjistroi një ulje për të katërtin tremujor radhazi'', sipas Instat. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.