Arsimi i lartë, qeveria miraton 695 kuota më shumë se viti i kaluar

Postuar në 08 Gusht, 2012 03:01

Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme, e të edukimit në distancë, në vitin akademik 2012-2013. Vendimi parashikon që kuotat e pranimeve në këto institucione të jenë 10 045 kuota, duke u rritur me 695 kuota më shumë se viti i kaluar akademik.

Për aplikantët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi, nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës janë parashikuar 400 kuota në vitin akademik 2012-2013. Për ish të përndjekurit politikë, për të verbërit, komunitetin rom dhe ballkano-egjiptian janë planifikuar të jepen kuota të veçanta pranimi, në programe të ndryshme studimi të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe të edukimit në distancë. Në shpërndarjen e kuotave të pranimit në vendim janë reflektuar të gjitha propozimet e institucioneve publike të arsimit të lartë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.