BE dhe FMN, kushte të tjera Greqisë për këstin e ri të ndihmës

Postuar në 12 Gusht, 2012 12:07

BE dhe FMN i vënë kushte të reja Greqisë në këmbim të lëvrimit të ndihmës prej 31.5 mld euro, që vendi pret me padurim. 

BE dhe FMN nuk mjaftohen me identifikimin e masave të kursimit me vlerë 11.5 miliardë euro nga qeveria greke, por kërkojnë miratimin e tyre edhe nga Parlamenti, si kusht për të paguar këstin e ardhshëm të kredisë. 

Sipas një raporti të publikuar në shtypin grek, shkaku i kësaj kërkese të re, është mungesa e besimit tek Greqia, dyshimet në lidhje me qëndrueshmërinë e koalicionit, si dhe mbi aftësinë e Parlamentit grek për të miratuar masat e dhimbshme të kursimit. 

Ndërkaq brenda 40 ditëve të ardhshme, të tre partnerët qeveritarë do të duhet të kapërcejnë kontradiktat e tyre të brendshme dhe të vijnë në një linjë mbi detajet e paketës së kursimit për vitet 2013-2014. Duket se të gjitha këto do të vonojnë edhe më shumë nga sa ishte parashikuar, lirimin e dozës së ndihmës, i cili nuk mund të bëhet në ditët e para të tetorit siç pritej, gjë që do "hajë" gjithë rezervat e raskapitura të shtetit. 

Sipas planit më të ri, ekipi teknik i Trojkës do të kthehet në Athinë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit për të bërë raportin përfundimtar, i cili duhet të marrë miratimin e Eurogrupit që do të takohet në 8 Tetor në Nikosia të Qipros. Pastaj, paketa e masave të reja do të paraqitet për diskutim dhe votim në Parlamentin grek deh paratë do të jepen, vetëm nëse gjithë këto procedura shkojnë mirë. Deri atëherë, qeveria greke duhet të mbulojë vetë nevojat për paratë e pagesave. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.