Greqi, s’ka fonde për ngrohjen e shkollave

Postuar në 14 Gusht, 2012 09:40

Federata e mësuesve në shkollat fillore të Greqisë ka dhënë alarmin mbi rrezikun se, nga mungesa e fondeve shtetërore për shkak të krizës ekonomike, dimrin e ardhshëm institucionet arsimore mund të mos jenë në gjendje të paguajnë për ngrohjen e tyre. 

Federata, bën të ditur shtypi i sotëm grek, ka njoftuar se rata e parë e fondeve publike të destinuara për vitin e kaluar shkollor është shkurtuar me një të tretat. 

Ndërsa rata e dytë, që pritej të mbërrinte prillin e kaluar, duhet ende të paguhet, njoftojnë më tej mediat greke. 

Greqia duket se po has çdo ditë probleme të reja për shkak të krizës ekonomike, e cila sipas kryeministrit Andonis Samaras, do të përkeqësohet gjatë këtij viti. 

Muajin e kaluar kryeministri deklaroi se pritet që ekonomia të tkurret me 7% deri në fund të 2012-ës, një shifër më e lartë se reçesioni prej 5% që ishte parashikuar më parë nga Banka Qendrore e Greqisë. 

Pa një progres të mjaftueshëm, Athina mund të mos marrë 30 miliardë eurot e fundit të huasë madhore prej 130 miliardë, të akorduar në muajin mars. 

Ndërkohë, sa vijnë e bëhen më të forta hipotezat e ekspertëve për një dalje të shtetit helen nga zona euro, gjë që sipas tyre mund të menaxhohet pa pasur efekte në vendet e tjera të eurozonës. 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.