“Ngec” ekonomia braziliane

Postuar në 15 Gusht, 2012 09:07

Qeveria braziliane po përgatitet të ndërhyjë në sektorët e ekonomisë vendase të cilat kanë patur një rritje të ngadaltë në krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike. 

Në planin e hartuar nga qeveria parashikohet ndërhyrja me të paktën 50 miliard dollarë, fillimisht me shtetëzimin e mbi 14 mijë kilometër hekurudhë dhe rrugë, e më pas me blerjen e disa porteve dhe stimulimin e tyre për t’u shndërruar në nyje të rëndësishme tregtare në vend.

Parashikohet gjithashtu blerja nga ana e shtetit edhe e një sërë burimesh energjitike me kostot të ulët. Ky hap do të pasohet me ndihmën në formë kredia me interesa të ulta për sektorin e industrisë në disa shtete federale të Brazilit.

Plani ekonomik parashikohet të përfundojë brenda 5 viteve. Vetë presidentja Dilma Rousseff ftoi një grup prej 50 biznesmenësh më me emër në Brazil për t’u prezantuar personalisht planin e saj ekonomik.

Rritja ekonomike e Brazilit për vitin 2012 parashikohet të jetë më e vogël se 2 përqind, rritja më e vogël nga nga viti 2009 dhe shumë herë më zhgënjyese nga 2010, kur rritja ishte 7.5 përqind. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.