Vlerësim për franko-gjermanët, OECD: Duhet rritje në vend të kursimit

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris deklaron se ka pak arsye për t'u gëzuar me të dhenat më të fundit të publikuara, sipas së cilës dy motorët ekonomikë të Evropës boshti franko-gjerman ka ecur më mirë nga sa pritej në tremujorin e dytë të 2012.
Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) në zonën e euros u tkurr me 0.2 për qind në tremujorin e dytë, bëri të ditur një ditë më parë Agjencia Evropiane e Statistikave, Eurostat. Sipas agjencisë, rritja ekonomike mbeti në 0 për qind çka në fakt nënkupton se nuk pati dy tremujorë rresht me rritje negative e për pasojë as recesion. Megjithatë organizata vlerëson se kriza e borxhit të Evropës është intensifikuar gjatë tremujorit të dytë, e Greqia ndodhet vetëm një hap larg daljes nga monedhës së vetme, ndërsa Spanja është duke luftuar me një krizë bankare që i ka çuar kostot e huamarrjes në nivele të rrezikshme.
Sekretari i Përgjithshëm i OECD-së, Angel Gurria tha se nuk kishte vend për vetëkënaqësi dhe se shifrat treguan se nevojiten masa urgjente, ndërsa Evropa është mësuar tashmë me gjendjen e rënduar të ekonomisë. Sipas tij, parashikimi për të ardhmen e afërt mbetet i zymtë dhe qeveritë duhet të veprojnë në nivele të ndryshme. Ndryshe nga planet e kursimit të kërkuara me forcë nga krerët e unionit, sipas tij Evropa duhet të orientohet drejt rritjes dhe investimit pikërisht për të kapërcyer krizën.
"Pra përsëri, arsimi, konkurrenca, risitë, rritja e gjelbër, liberalizimi i tregjeve të punës, liberalizimi i tregjeve të produkteve, hulumtimi dhe zhvillimi, sistemi shëndetësor, infrastruktura, decentralizimi, liberalizimi-këto janë fushat që do të garantojnë rritjen në të ardhmen. Mund të duket paradoks, por këto fusha konsiderohen strukturore e për këtë arsye për zhvillim afatmesëm dhe afatgjatë. Por ndodh që edhe sot këto janë politikat më të mira afatshkurtra ne të aplikohen",-tha Gurria.
E vetmja zgjidhje sipas organizatës për zhvillim është që dhe institucionet mbishtetërore si Banka Qendrore Evropiane të orientojnë politikat e tyre nga rritja.
Albanian Screen
Add new comment