Kubë, procesi i rrallë i korrupsionit

Një gjykatë në Kubë dënoi dhjetë persona, ish-punonjës të një kompanie shtetërore, me burgime nga 4-12 vjet, për akuzën e korrupsionit.
Të pandehurit i pranuan të gjithë fajësinë e tyre gjatë procesit.
Ata kishin përfituar në mënyrë të paligjshme gjatë projektit të zgjerimit të një fabrike të përpunimit të nikelit dhe kobaltit.
Midis të ndëshkuarve ishin edhe tre zëvendësministra.
Në lidhje me këtë rast të rrallë korrupsioni të demaskuar në shtetin komunist, presidenti Raul Kastro u shpreh se përfitimet vetjake të realizuara me mitmarrje përbëjnë kërcënimin më të madh për sistemin socialist të vendosur në Kubë.
12 të dënuarit punonin në Ministrinë e Industrisë dhe në firmën shtetërore “Cubaniquel”.
top-channel.tv
Add new comment