Kriza, Finlanda: Mur i ri Berlini

Postuar në 23 Gusht, 2012 05:26

 

Një mur i ri Berlini që ndan veriun nga jugu i Evropës, në kuptimin e zonës euro, mund të ngrihet sipas ministrit finlandez për Çështjet Evropiane, Alexander Stubb. 

“Evropa ka qenë e ndarë për rreth 50 vjet mes lindjes dhe perëndimit, prandaj është e kotë ta ndash sot mes veriut dhe jugut”, ka deklaruar Stub për gazetën suedeze “Dagens Nyhter”. 

Ai ka shtuar më tej se Finlanda nuk e dëshiron murin e ri të Berlinit, por rreziku për krijimin e tij ekziston. Ndër të tjera, ministri është shprehur i bindur se Greqia do të mbetet në eurozonë. “Greqia do t’i rimbursojë të gjithë”, ka thënë ai. 

Më herët gjatë muajit, Stubb deklaroi se Finlanda është 100 për qind e angazhuar në mbështetje të euros. Deklarata e tij erdhi, pasi ministri i Jashtëm Erkki Tuomioja deklaroi se zyrtarët finlandezë ishin përgatitur për një falimentim të mundshëm të valutës. 

“Dua të sqaroj se hipoteza e ministrit të Jashtëm nuk reflekton pozicionin e qeverisë. Pozicioni i Helsinkit është i qartë, ne jemi me evropianët për përmirësimin e situatës në zonën euro”, deklaroi Stubb. 

Ministri i Jashtëm Tuomioja, anëtar i Partisë Socialdemokrate, në një intervistë për “Daily Telegraph” kishte deklaruar se Finlanda po bëhej gati për një shkrirje të mundshme të eurozonës.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.