12 fëmijë "shpëtojnë" nga rruga, shfrytëzoheshin që 3 vjeç

Postuar në 13 Shtator, 2012 07:15

 

Është vetëm 3 vjeç dhe me sa ia lejon kujtesa e një foshnjeje, thotë se ka muaj me rradhë që shtrihet në rrugë, i detyruar nga familjarët për të fituar lekë. Me shumë vështirësi ai arrin na përgjigjet me "po" në mikrofon.  3-vjeçari është një prej fëmijë të mbledhur nga rruga dy javët e fundit. Policia dhe ekspertët e Shërbimit Social Shtetëror kanë larguar nga rruga dhe 16 të vegjël të tjerë si ai. Drejtoresha e këtij shërbimi, Kozeta Mesiti, thotë që u pa e arsyeshme, që vetëm 12 të vegjël të ktheheshin në familje e të tjerët, që rrezikonin të trafikoheshin, të mbahen në institucione, deri sa gjykata të vendosë se çdo të bëhet me ta. Familjet e 12 fëmijëve të tjerë kanë premtuar, që nuk do t'i nxjerrin më fëmijët të lypin. Për këtë arsye Mesiti thotë se ata do të mbështeten nga shteti. Fëmijët i përkisnin moshës nga 1 muaj deri 14 vjeç dhe familjet e tyre do të përfshihen mënjeherë në skemën e ndihmës ekonomike. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.