Gjuha shqipe në fakultete, nga tetori hyn si lëndë e re

Postuar në 14 Shtator, 2012 16:29

Me nisjen e vitit të ri akademik më 8 tetor, në të gjitha fakultet e vendit hyn për herë të parë si lëndë shtesë edhe gjuha shqipe. Kjo risi vjen, pas kërkesave të shumta të drejtuesve të fakulteteve të ndryshme, duke parë se njohuritë për gjuhën po zhduken. Drejtuesit e fakultetit të Histori- Filologjisë e përkrahin këtë nismë, por thonë se gjuha shqipe duhet të jetë e detyruar për të gjitha fakultetet. Vetëm kështu mund të rritet interesi për ta njohur këtë gjuhë në të gjitha format e saj.

"Është futur si një lëndë e rëndësishme me kredite të caktuara për të gjitha fakultetet. Tani për tani është me zgjedhje dhe në të ardhmen ne do të synojmë mbase që do të jetë dhe një lëndë detyruese dhe që do të japë një formim të pranueshëm. Kjo do të fillojë tani në tetor, që hyn ky vit akademik krahas lëndëve të tjera, do të jetë dhe gjuha shqipe", tha Ymer Çiraku, zv.dekan i Histori- Filologjisë.

Edhe kurrikulat duhet të pësojnë ndryshime, thonë pedagogët. Por natyrisht që ato duhet të mbështeten mbi tekstet e vjetra. Kështu do të ndodhë këtë vit akademik, për tekstet e gjuhës shqipe me të cilat do të studiojnë të rinjtë.

"Tekstet akademike shkencore, asnjëherë nuk krijohen nga e para, ato krijohen mbi përvojat dhe eksperiencat e mëparshme dhe kështu do të ndodhë gjithmonë. Mos të mendojmë se në të gjitha fushat dalin menjëherë tekste të rinj, do të ketë tekste të cilat e kanë marr konsiderimin për nivelin e tyre shkencor, nivelin metodik, ato do vazhdojnë të funksionojnë. Ka tekste dhe kjo është gjë e mirë të cilët i qëndrojnë kohës", tha Çiraku.

Gjuha shqipe pritet që të jetë një nga shtyllat kryesore edhe në sistemin arsimor para universitar. Madje ajo pretendohet që të shtrihet që në ciklin parashkollor me disa prej elementëve të saj. Ky ka qënë propozimi më i fundit i qeverisë, pasi vitet e fundit është vënë re një dëmtim i gjuhës shqipe, kjo lidhur dhe me faktin se gjuha nuk ka qënë asnjëherë e ndarë nga letërsia.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.