Assange tall Obamën për lirinë e shprehjes

Postuar në 28 Shtator, 2012 06:06

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka përqeshur presidentin amerikan, Barack Obama, i cili e përkrah lirinë e shprehjes në Lindjen e Mesme, ndërsa në anën tjetër e ndjek penalisht organizatën e Assange. 

Duke folur përmes internetit nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ai tha se përvoja e tij është dëshmi se Obama ka bërë më shumë në “kriminalizimin e lirisë së shprehjes se çdo president tjetër amerikan”. 

Video-linku ishte një takim i organizuar nga Ekuadori, në kohën kur liderë botëror po mbajnë fjalimet e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Assange është duke qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit që nga qershori, duke iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku përballet me akuza për dhunim dhe ngacmim seksual.

Ai thotë se rasti i Suedisë është pjesë e një komploti të orkestruar nga Ëashington-i, për ta detyruar atë të dalë në  në Shtetet e Bashkuara. 

Wikileaks ka publikuar me mijëra sekrete të kabllove diplomatike amerikane, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme. 

 

Ballkanweb.com

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.