AK aleancë me 12 parti patriotike: Që të largojmë Berishën nga pushteti

Aleanca Kuq e Zi ka hedhur ditën e premte idenë e mundshme të një koalicioni të përbërë me 12 parti patriotike, të cilat kanë shprehur vullnetin e plotë të bashkimit me AK.
12 Partitë e vogla të pranishme në takimin me kryetarin e AK Kreshnik Spahiu theksuan si kusht kryesor të bashkëpunimit largimin e kryeministrit Berisha nga pushteti. Në tryezë u diskutua edhe mënyra e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë, ku 12 partitë shprehën mbështetje për projektin e kuqezinjve për një bashkim në kufirin Shqipëri-Shqipëri.
Krerët e partive njoftuan një pjesëmarrje masive më 28 nëntor në Morinë ku dhe do të prezantohen themelet e koalicionit kuqezi.
Pjesmarresit
Aleanca KuqeZi - KreshniK Spahiu - kryetar
SHBPSH - Skender Tufa - kryetar
PUK - Idajet Beqiri - kryetar
PÇSH - Bujar Shurdhi - kryetar
PBRSH - Hane Zazi - kryetar
PMDE - Ymer Kurti - kryetar
PDBMSH - Osman Mema - kryetar
PMDP - Kadri Isufaj - kryetar
PRDSH - Skender Halilaj - kryetar
PDIP - Halim Saitaj - kryetar
PA - Kreshnik Osmani
Partia Pensionisteve - Selami Jenishehri
Ballkanweb.com
Comments
Shikoni emrat dhe mbiemrat e
<p>Shikoni emrat dhe mbiemrat e ketyre "aktoreve" politike,t'iu them se si do ta katandisin Shqiperine,po qe se vine ne pushtet!</p><p>Cfare ben intiligjencja shqiptare, nuk e shikon "libanizimin" dhe "bosnjezimin"?! Nuk shikon "shahun" paranoik qe po pergatit nje klike ne dukje atdhetare, por ne thelb thellesisht konservatore populiste dhe aventureske?! Kaq te verber dhe te dehur nga ngjyrat,parullat dhe "Krenaria-spahijane", jeni?!</p>
Add new comment