Kursi valutor, javë me luhatje të forta

Java që po mbyllet në tregjet e këmbimit valutor vendas, u karakterizua nga luhatje të forta për monedhën vendase Lek, e cila u nëncmua ndaj valutave euro dhe dollarë.
Monedha e perbashket europiane kaloi një javë të forcimit të saj ndaj lekut madje, duke arritur pikun më të lartë historik të këmbimit të saj me vlerën prej 140.30 lekë që prej muajit nëntor 2011. Me aplitudë të njëjtë rritje thuajse regjistrohen edhe luhatjet e dollarit amerikan në këmbim ndaj lekut.
Monedha e gjelber e mbylli javen ne vleren e 108.70 lekeve, nderkohë që kishte arritur deri në vlerën e 98.6 lekeve ditën e hënë .
Euro u duk se u forcua në kursin e këmbimit edhe me dollarin, monedha e përbashkët europiane arriti deri ne vleren e 1.50 dollareve ditën e shtunë. Sipas agjencive efekti i bursave u reflektua në tregun vendas përpos kërkesës së brendshme për euro, e cila mund ta forcojë atë në këmbim me lekun.
Ballkanweb.com
Add new comment