Vlorë, ARM: Ndotja katastrofike

Situata mjedisore në qytetin e Vlorës cilësohet katastrofike nga Agjensia Rajonale e Mjedisit. Kreu i saj Geron Gunbardhi kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve rajonale për përmirësimin e situatës në kohën kur qyteti sipas tij duhej të ishte gati për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Ai gjithashtu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e ndotësve të ambjentit.
"100 vjetori u pavarësisë po afron dhe reagimi i bashkisë së Vlorës për ecurin e punimeve në rrugët e qytetit vazhdon të jetë një kaos i vërtet. U bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të marrim së bashku masat e duhura për të zgjidhur këtë katastrof mjedisore që na përket të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për të arritur atë që është më e mira e përbashkët për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik"- tha Gumbardhi.
Ndotja e ajrit në qytetin e Vlorës është shkaktuar fillimisht nga djegia në fushën e mbeturinave, tym i cili mbulon edhe qytetin. Po ashtu një nga ndotësit më të mëdhenjë konsiderohet bashkia e qytetit e cila ka hapur të gjitha rrugët për rikonstruksion, por që firmat e ndërtimit nuk i zbatojnë kushtet teknike gjatë punimeve. Edhe pylli i sodës ndotet në masë nga mbeturinat inerte që depozitohen në të si edhe nga anijet që e përdorin si vendgrumbullim mbetjesh. Albanian Screen
Add new comment