Skamja në familjen Filipi. Jetojnë me një pension invaliditeti

Skamja dhe varfëria janë prezente jo vetëm në zonat e thella malore, por edhe në qendër të qytetit të Lezhës. Familja Filipi jeton në lagjen "Besëlidhja" në një banesë që tre muaj më parë u dogj. Çifti Filipi ka 6 fëmijë njërin prej të cilëve të sëmurë. Asnjëri prej bashkëshortëve nuk punon, ndërkohë që e vetma e ardhur për familjen me 8 anëtarë është pensioni i invaliditetit që merr vajza e sëmurë 16- vjeçare.
E zonja e shtëpisë tregon se kanë kërkuar punë apo përkrahje sociale, por asnjërën prej tyre nuk kanë arritur ta marrin, ndërsa pensioni i invaliditetit të vajzës nuk mjafton as për ilaçet e saj.
Lista e borxheve të familjes Filipi në dyqanet pranë shtëpisë, por edhe tek të afërmit e fqinjët është e pamundur të shlyhet prej tyre, ndërsa kërkojnë një mundësi punësimi për të siguruar ushqimin e 6 fëmijëve të familjes. Në qytetin e Lezhës niveli i deklaruar i papunësisë është në masën 14% ndërsa 868 familje trajtohen me ndihmë ekonomike. Albanian Screen
Add new comment