Sëmuren nga stresi. 200 raste në 9 muaj në Korçë

Postuar në 14 Tetor, 2012 13:43

 

Stresi në rritje për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve në paraqiten në spitalin e Korçës me goditje në zemër ose tru. Në 9 mujorin e parë të këtij viti janë rregjistruar 200 pacientë që kanë pësuar ishemi dhe hemoragji celebrale, një pjesë e tyre kanë pësuar paraliza të plota ose të pjesshme, por ka patur edhe nga ata që stresi i ka kushtuar edhe jetën.Në të nëjtën periudhë të vitit 2011 kanë qenë 192 pacientë dhe me më pak pasoja për jetën.
 "Aksidentet vaskulore cerebrale kohët e fundit janë shtuar shumë si rezultat i shtimit të streseve. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i mjekimit jo të mirë të hipertensioneve dhe i diabetit"- thotë Llambi Cikopani, mjek neurolog në spitalin Rajonal të Korçës. 
 Papunësia në rritje, niveli i ulët ekonomik, problemet sociale në familje si edhe jetesa në vetmi për moshat e thyera janë shkaktarët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave që pësojnë aksidente vaskulocelebrale në qytetin e Korcës. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.