Schauble: Nuk mund të ketë falimentim për Greqinë

Nuk mund të ketë falimentim për Greqinë, u shpreh sot ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, i cili shtoi se nëse Athina do të dilte nga eurozona do të shkaktonte një dëm të konsiderueshëm për rajonin e monedhës së përbashkët evropiane, por edhe për vetë Greqinë.
"Besoj se nuk do të ketë falimentim të shtetit në Greqi", deklaroi ministri gjatë një takimi me sipërmarrës dhe biznesmenë në Singapor.
"Greqia duhet të realizojë shumë reforma të rëndësishme dhe kjo krijon vështirësi dhe presion. Por, të gjithë janë të mendimit se qeveria greke po bën atë çka është e nevojshme", theksoi ai.
"Nuk ka kuptim të spekulohet mbi daljen e Greqisë nga euroja. Do të ishte një dëm i konsiderueshëm për Greqinë dhe vetë eurozonën", përfundoi ministri gjerman.
Ballkanweb.com
Add new comment