Ndëshkim me votë në Spanjë, bie mbështetja për kryeministrin

Postuar në 19 Tetor, 2012 05:07

 

Votuesit në Spanjë pritet të shprehin zemërimin e tyre ndaj masave të kursimit të Qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoj, duke mos votuar për partinë e tij si në Galici ashtu edhe në vendin e baskëve. Kështu sugjerojnë sondazhet për zgjedhjet e së dielës, në këto dy rajone, duke paralajmëruar një grusht të rëndë për kryeministrin në vendlindje, Galici, ku partia e tij ka qeverisur 24 vjet.

Votimi edhe në Katalunja është shndërruar në një referendum të vërtetë për masat e kursimit të Qeverisë, rritjen e taksës mbi vlerën e shtuar dhe atë të ardhurave.  Gjithashtu, votuesit do të ndëshkojnë Qeverinë edhe për paketën e shpëtimit, e cila sipas zyrtarëve të eurozonës, do të kërkohet nga Madridi muajin e ardhshëm.

Gjithsesi, rezultatet mbeten të vështira për t'u parashikuar për shkak të një përqindjeve të madhe votuesish që janë të pavendosur. Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.