Rusi, votohet njeriun anti-Putin

Postuar në 21 Tetor, 2012 04:51

Forcat opozitare në Rusi janë duke mbajtur një seancë zgjedhjesh një-javore, me qëllim që të zgjedhin një udhëheqje në gjendje që të përqendrohet në luftën për voten e lire dhe te drejta. 

Pavarësisht fushatës së rëndësishme propaganduese, shumë pak rusë janë regjistruar, për të votuar në qendrat e votimit dhe nëpërmjet internetit. Megjithatë, zgjedhjet do të përcaktojnë se cili do të jetë ai që do të udhëheqë koalicionin e gjerë të forcave kundër Presidentit Putin, i akuzuar gjeresisht per fiksimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare dhe presidenciale.
Midis figurave të opozitës renditet edhe aktivisti anti-qeveritar, blogeri Alexei Navalny. Një total prej 165 119 rusësh janë regjistruar për të dhënë votën e tyre, nga 71,8 milionë shtetas që votuan zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Votuesit e opozitës pritet të zgjedhin 45 anëtarë të Këshillit Koordinues, të zgjedhur midis 215 kandidatëve si dhe udhëheqësin e ri të grupit. Ndërsa Kremlini i ka shpërfillur dukshëm zgjedhjet, sulmet ndaj kandidatëve në rrjetet pro-qeveritare kanë qenë të zakonshme gjatë javëve të fundit, duke treguar se autoritetet nuk janë aq indiferenca sa duken. Për t’u shënuar fakti se mëngjesin e së dielës, me hapjen e votimeve, një sulm kibernetik bëri të pamundur sistemin e votimit online. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.