Sondazh, Obama dhe Romney me rezultat të barabartë

Rreth 48 orë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, një sondazh tjetër i publikuar sot jep presidentin amerikan në ikje, Barack Obama dhe kundërshtarin e tij republikan në barazim.
Të dy kandidatët kanë marrë secili 48 për qind të votave.
Sondazhi i fundit i publikuar nga ABC News/Washington Post thekson një diferencë në vota mes grupeve të ndryshme sociale dhe etnike.
Barack Obama, është më i preferuar nga gjashtë për qind e grave, ndërkohë që Romney merr shtatë për qind tek burrat.
Rreth 20 për qind e zgjedhësve të bardhë votojnë për Romneyn, ndërkohë që Obama fiton 59 për qind të votave tek të tjerët.
Ashtu si gjatë zgjedhjeve të vitit 2008, rreth 25 për qind e të rinjve mbështesin Obamën, ndërkohë që personat më të moshuar, rreth 12 për qind mbështesin Romneyn.
Ballkanweb.com
Add new comment