Regjisori i njohur Causins: Kinemaja shqiptare në rrezik

Postuar në 06 Nëntor, 2012 11:52

Mark Cousins, regjisori i njohur irlandez dhe ish-drejtor i festivalit të Edinburgut e sheh të rrezikuar kinemanë shqiptare nga trajtimi i temava simbollike deri metaforike.
Pjesë e jurisë së festivalit të filmit këtu në Tiranë, Cousins nuk nguron të këshillojë kineastët të fokusohen më tepër në botën e brendshme njerëzore dhe të lenë mënjanë të shkuarën, politikën, apo tema të tilla, si, emigracioni.

Një nga njohësit dhe kritikët më të mirë të festivale të filmit në të gjithë botën, Cousins shprehet se festivali i filmit shqiptar është unik, pasi trajtohet si një festë kombëtare që bëhet një herë në pesë vjet.

Irlandezi është autor i serive televizive "Scene By Scene" ku ka intervistuar njerëzit më të njohur të kinemasë botërore si Scorcese apo Polanski. Në festivalin shqiptar ai do të gjykojë filmat artistikë.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.