Shkup, shtatorja e Adem Jasharit provokon vendasit

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:46

htatorja e ngritur e Adem Jasharit në fshatin Radushë të Sarajit të Shkupit ka nxitur debate në mediat maqedonase, por edhe tek analistë shqiptarë. 

Mediat maqedonase kanë raportuar sot se si shtatorja e Adem Jasharit paraqet një provokim, pasi që ajo është vendosur në një tank të Armatës së Maqedonisë, të mbetur nga konflikti i vitit 2001. 

Sipas mediave maqedonase, vendosja e këtij busti është një provokim, pasi që në ceremoninë e vendosjes së tij kanë marrë pjesë personalitete të larta qeveritare të udhëhequr nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton agjencia e lajmeve INA. 

Ndërkohë, vendosja e kësaj përmendoreje ka nxitur edhe debate nga analistët shqiptarë, të cilët kanë shprehur reagimet e tyre lidhur me ngritjen e kësaj shtatore në fshatin Radushë dhe jo në Shkup, si dhe rreth formatit të kësaj shtatoreje. 
Vendosja e kësaj shtatoreje është pjesë e manifestimeve nga shqiptarët në Maqedoni me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar. 

 

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.