Sondazhi, britanikët duan të dalin nga BE

Postuar në 19 Nëntor, 2012 12:51

E ndërsa Shqipëria ashtu si fqinjët e tjerë të Ballkanit Perëndimor po përpiqen të avancojnë drejt integrimit të plotë në BE, shumica e britanikëve kërkojnë të dalin nga Unioni. 

“Shumica e britanikëve favorizojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian”. Ky është rezultati i anketës që ka zhvilluar revista “Observer”. 

Të anketuarit janë përballur me pyetjen: “Nëse do të mbahej një referendum për përkatësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian, si do të përgjigjeshit?”. 

Tridhjet e katër për qind janë përgjigjur kategorikisht për daljen e Britanisë nga BE-ja, ndërsa 22 për qind kanë thënë se me siguri do të përgjigjeshin kundër BE-së. 

Rrjedhimisht, sipas revistës britanike Observer, 56 për qind e të anketuarve janë për daljen e vendit nga blloku evropian. 

Anketa ka nxjerrë në pah se 30 për qind e anketuesve janë për mbetjen e Britanisë në BE, ndërsa 14 për qind e tyre janë të pavendosur. 

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë është anëtare e Bashkimit Evropian prej vitit 1973. 

 

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.