Festë në Shqipëri? Administrata mendon të bëjë një udhëtim jashtë

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:26

Edhe pse në Shqipëri kemi festë, punonjësit e shtetit po shfrytëzojnë ditët e pushimit për të udhëtuar jashtë vendit.

Për shkak të pushimeve të paguara si pasojë e festës, grupe kolegësh, por edhe familjarë kanë zgjedhur të prenotojnë dhe të përfitojnë nga ofertat e agjencive turistike për të kaluar jashtë vendit vitin jubilar të Pavarësisë.

“Ata që prenotojnë janë kryesisht grupe të afërmish, kolegësh, të cilët përfitojnë nga ditët e pushimit. Festat në përgjithësi në dimër, si të nëntorit si të fundvitit, Shën Valentini apo 8 Marsi shërbejnë për të përfituar nga ofertat tona. Zakonisht në kohë festash edhe bashkëpunëtorët tonë jashtë janë më të gatshëm për të ofruar çmime të volitshme dhe oferta të pranueshme edhe pse jemi në kohë krize”, shprehet Ada për gazetën Shqip.

Edhe pse administrata ka vetëm dy ditë pushim për këtë 100 vjetor, një pjesë e punonjësve kanë menduar t’ju paraqesin shefave edhe ndonjë raport për mungesat që të jenë të lirë deri të hënën e ardhshme.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.