Rishpërndarja e mandateve, Gjiknuri: Informuam ambasadorët

Partia Socialiste ka zhvilluar sot një takim me ambasadoret e akredituar ne Tirane, per ceshtjen e rishperndarjes se mandateve te deputeteve per vitin 2013.
Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, njeheresh sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste ka dekalruar pas takimit se ai ka qene nje takim thjesht informues.
“Ne dhamë argumentet tona, analizën qe kemi bere në KQZ, por në mënyrë më të përmbledhur. Ishte nje bashkëbisedim per te treguar cili është problemi dhe për të parë se cfarë do të bëjmë”- tha ai per mediat.
Rishperndarja e mandateve nuk arriti te votohej si akt as ne parim ne KQZ, pasi nuk mori votat e nevojshme. PS u deklaruar kunder, pasi sipas saj, nuk ishte dhene informacioni i nevojshem per popullsine nga ana e Ministrise se Brendshme.
Panorama
Add new comment