Bojkotohet Akademia e Shkencave, Milo: Përçarje e qëllimshme nga qeveria në këtë 100-vjetor

Postuar në 27 Nëntor, 2012 02:21

‘Akademia solemne kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë’ ka përplasur dy institucionet shtetërore të shkencës, Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Albanologjisë.

Mbajtja e të njëjtës konferencë edhe nga Qendra e Albanologjisë ka bërë që përfaqësues të shtetit të bojkotojnë konferencën e mbajtur në Akademinë e Shkencave, që sipas nënkryetarit Myzafer Kërkuti ishte planifikuar shumë kohë më parë.

Më i ashpër në qëndrimin e tij është treguar Paskal Milo, i cili në cilësinë e historianit thotë se mbajtja e dy aktiviteteve shkencore tregon se ka një përçarje të qëllimshme nga ana e Qeverisë duke bërë që edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë siç shprehet ai, të mos jemi të bashkuar.

“Nuk ishte e nevojshme që të kishte në të njëjtën ditë dy aktivitete shkencore. Këto dy institucione janë shumë të rëndësishme dhe duhet të koordinoheshin. Kjo tregon një përçarje të qëllimshme, përçarje të organizuar nga ata që duan që këtë 100-vjetor ta festojmë të ndarë”, -tha Milo.

Rezultatet shkencore të studiuesve me përvojë shumëvjeçare synohet të përmblidhen në një botim, që më pas do të prezantohet në shkolla.
26 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.