The Guardian’: Zemërim ndërsa Shqipëria feston ditëlindjen e 100 me therjen masive qengjash

Postuar në 27 Nëntor, 2012 14:06

“Duke pritur më kot për një anulim në minutat e fundit të vendimit, 1.000 qengja do të theren të mërkurën si kulmi i festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Therja masive, e organizuar nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha, ka ngjallur polemika dhe protesta, ndërsa kundërshtarët e cilësojnë si një turp grotesk. Të hënën, anëtarë të krahut rinor të Partisë Socialiste protestuan jashtë zyrës së kryeministrit, duke mbajtur parulla dhe fotografi të mëdha me qengja”. Tre kryetarë shtetesh dhe së paku pesë kryetarë qeverish do të jenë të pranishëm në Tiranë për të marrë pjesë në festime, gjatë të cilave do të serviret qengji i gatuar në një tavolinë 200 metra të gjatë. Shqipëria shpalli pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912, kur flamuri kuqezi i heroit kombëtar, Skënderbeu, u ngritur në qytetin e Vlorës”, – kështu shkruan prestigjiozja britanike ‘The Guardian’, referuar vendimit të qeverisë për të celebruar 100 vjetorin e pavarësisë duke therur 1000 qengja e desh.

Më tej tabloidi britanik i referohet një deklarate të përfaqësuesit të PS, Erjon Veliaj, i cili e konsideron këtë vendim si një turp grotesk për vendin në një kohë që në këtë përvjetor mund të festohet me emra të ndritshëm të kombit siç është Nënë Tereza.
Sipas ‘The Guardian’, zyra e Kryeministrit nuk mund të kontaktohej për të marrë komente lidhur me këtë fakt.
27 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.