Refuzohet kërkesa, Limaj mbetet në paraburgim

Postuar në 28 Nëntor, 2012 09:04

Refuzohet ankesa e avokatëve mbrojtës ndaj vendimit për paraburgim të Fatmir Limajt dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut  vendosi sot që ta kthejë mbrapsht ankesën e avokatëve ku kërkohej lirimi nga paraburgimi i Limajt dhe tre të tjerëve për rastin Kleçka.

Avokati Tahir Rrecajt tha se ata po mbahen në burg padrejtësisht dhe brenda dy ditësh do të bëjnë ankesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

Këtë vendim ai e quajti politik por jo nga Kosova por me ndikim nga Beogradi.

“Këtu ka dorë politika e Beogradit. Klienti im nuk ka asnjë mosmarrëveshje me njerëzit nga partia e tij”, tha Rrecaj.

Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Nexhmi Krasniqi akuzohen për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës. (Express)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.