Pas bashkimit të Pavarësisë, vjen përçarja e Çlirimit

Postuar në 29 Nëntor, 2012 03:28

Pas festës madhështore të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku mijëra njerëz u derdhën në rrugët e Tiranës, Vlorës, gjithë Shqipërinë, Kosovë dhe troje të tjera ku jetojnë shqiptarë, sot rikthehet përçarja e Ditës së Çlirimit.

29 Nëntori është data zyrtare e festimit të kësaj dite, por klasa politike ndan dy qendrime të kundërta, përkatësisht të djathtët e festojnë çlirimin në të njëjtën ditë me Pavarësinë, ndërsa të majtët respektojnë 29 Nëntorin.

Dje ishte kryeministri Berisha që rreth orës 13:00 vendosi buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri” duke nderuar dëshmorët e luftës nacional-çlirimtare, ndërsa sot dëshmorët e luftës nacional-çlirimtare nderohen nga opozita dhe LSI, që edhe pse pjesë e koalicionit qeverisës, ka respektuar traditën duke përkujtuar 29 Nëntorin. Ndërkohë, buqeta me lule në monumentin e “Nënës Shqipëri”, pritet të vendosen edhe nga Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani, që ka deklaruar se do të respektojë ligjin.

Nishani prish traditën e vendosur nga ish-presidenti Topi që përgjatë viteve që ndodhej në presidencë, respektonte 28 Nëntorin si Ditë të Çlirimit.

E sikur të mos mjaftonte kjo, debatit për Ditën e Çlirimit i është bashkuar edhe deklarata e albanologut gjerman, Robert Fischer që deklaroi në një konferencë me akademikët ditët e fundit, se “gjermani i fundit është larguar nga Shqipëria më 4 dhjetor.

TCH

Comments

Submitted by Baku (not verified) on

<p>Dita e 29 nentorit eshte dite perçamjeje qysh ne zanafille e jo qysh sot!</p><p>Kur germanet thyen qafen e u larguan prej Shkodres duke e lene te lire hyne bandat e morracakeve komuniste e e &ldquo;çliruan&rdquo; (semantika e fjales &ldquo;çlirim&rdquo; eshte e lunderta e &ldquo;lirimit&rdquo;)</p><p>Nuk ka asnje kuptim te festojme humbjen e lirise e fillimin e vellavrasjes!</p><p>Te festojme fillimin e diktatures na ben ti ngjajme serbeve qe festojne humbjen ne Fushekosove!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.