Nishani: E kam gati kryeprokurorin e ri. Martens është mik i gjithë shqiptarëve

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin “Top Story” se mandati i kryeprokurores ka mbaruar dhe se është bërë zgjedhja e kandidaturës zëvendësuese.
“Kam përzgjedhur kandidatura të mundshme, që kanë mbetur për shkak të festave,e besoj se së shpejti do të do kemi një kandidaturë për ta përcjellë në Kuvend. I qëndroj deklaratës se mandati i kryeprokurores ka mbaruar. Institucioni i prokurorisë i ka të përcaktuara të gjitha hallkat dhe të tëra janë në funksion të plotë. Besoj se në ditët e ardhshme do të bëj publik shumë shpejt emrin e kandidatit. Nëse do kisha një përqindje dyshimi, padyshim nuk do të merrja një vendim përfundimtar. Është e drejta e gjithkujt t’i drejtohet dhe t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjorë e procedura është e përcaktuar, në momentin që parlamenti voton prokurorin e ri, i vjetri është në detyrë”, është shprehur Nishani.
Nishani tha se shkarkimin e kreut të SHISH-it e ka kërkuar Kryeministri dhe kjo është bërë në dobi të shtetit.
Ndërsa përsa u përket deklarimeve të Ramës për shkeljen e protokollit duke lejuar një zyrtar të PPE të flasë në Pallatin e Brigadave, ai u shpreh se nuk është korrekt adresimi që ai ka bërë për fjalën e zotit Martens.
“Martens erdhi si një mik i gjithë shqiptarëve, mesazhet ishin për demokracinë, për arritjet e Shqipërisë. Nuk ishin adresimet për një parti të caktuar shqiptare. Absolutisht nuk është një shkelje e protokollit”, pohon Nishani.
Tema
Add new comment