Pritja zyrtare: Incidenti, Rama letër Nishanit: S’je President

Postuar në 30 Nëntor, 2012 11:31

Kryetari i PS i shkruan Presidentit pas incidentit në pritjen në Pallatin e Brigadave, ku i pari e mori fjalën kreu i Partive të Djathta Europiane, Martens. Rama: “S’jeni në gjendje të silleni si kryetar shteti as për qoka”. Reagon Presidenti: “Martens dhe kryetarët e shteteve të PPE kanë lobuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Çfarë ndodhi në Pallatin e Brigadave natën e pritjes për 28 Nëntorin.

Në një letër drejtuar Presidentit të Republikës, kryesocialistit Rama e akuzon atë se nuk përmbushi detyrimet që i takojnë kreut të shtetit, duke krijuar kështu veprime të paprecedenta. Që në fillim të letrës, Edi Rama e quan Bujar Nishanin asgjë më shumë se një funksionar partiak, duke i kujtuar atij se më 28 Nëntor ka fyer popullin e Vlorës duke braktisur drekën zyrtare të shtruar nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika. Por, sipas Ramës, më e rëndë shkelja e Protokollit, por dhe e detyrës së kreut të shtetit, u evidentua gjatë pritjes shtetërore që organizoi në Pallatin e Brigadave mbrëmjen e 28 Nëntorit. Sipas tij, në mënyrë të pakuptimtë, ndryshe nga paraardhësit e tij, në vend që ai të ishte folësi i vetëm sipas Protokollit, e braktisi atë duke ia lënë hapjen e ceremonisë një të huaji, që kishte lidhje vetëm me PD.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.