ECOFIN: 2 vjet zgjatje e kohës së rregullimit fiskal në Greqi

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 14:14

 

Këshilli i ministrave të financave të vendeve të BE (ECOFIN) miratoi zgjatjen me dy vjet të programit të rregullimit fiskal për Greqinë.  Në komunikatën e ECOFIN thuhet se “Greqia duhet të shkurtojë deficitin e saj buxhetor nën 3% të PBB-së në vitin 2016 në vend të vitit 2014, që ishte objektivi fillestar”. Theksohet gjithashtu se vendimi i Eurogrup i 26 nëntorit do të lejojë dhënien e kësteve të mëtejshme në Greqi, në kuadër të programit të dytë të rregullimit ekonomik.  Ndërkaq, kryeministri grek Samaras ka dhënë një mesazh optimist, duke deklaruar se “Greqia po kalon kohë të vështira, por do të kemi sukses”. Ai shtoi se viti 2013 do të jetë viti i kthesës, sepse për herë të parë do të duken shenjat e para të rimëkëmbjes. “Viti 2013, është viti i kthesës ku për herë të parë do të ketë shenja të rimëkëmbjes dhe do të ketë dritë në fund të tunelit”, tha Samaras.  “Sot, qëllimi përfundimtar i qeverisë është që të dalim nga recesioni, të frenojmë papunësinë dhe të krijojmë vende të reja pune“, tha kryeministri Antonis Samaras, duke vënë në dukje se “arma kryesore tani për ta bërë këtë, janë paratë që do të vijnë sapo të lirohet kësti i ndihmës ditët e ardhshme”.   Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.