Rama: Statusin do ta marrim pas zgjedhjeve të ’13

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e cilësoi një lajm keq përgjigjen e mundshme negative të ministrave të BE-së për statusin e vendit kandidat për vendin tonë.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, gjetë konferencës për shtyp me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, Rama tha se Shqipëria do ta marrë statusin pas zgjedhjeve të 2013-ës.
“Do duhet lexuar me shumë kujdes në çdo rrjesht, për të kuptuar se statusin e kandidatit Shqipëria mund ta marrë kur të zhvillojë zgjedhje të lira të ndershme në vitin 2013 dhe kur të japim prova të vullnetit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”- tha Rama.
Ai tha se vetëm pak ditë më parë, Shqipëria dhe një kundër provë rrënqethëse në rënien në nivelin e Etiopisë, sa i përket nivelit të korrupsionit. Rama theksoi se statusi do të merret pas zgjedhjeve të ardhshme, pasi opozita është e vendosur të mos lerë vendin të zvarritet në rrugën e rrënimit të mëtejshëm.
Bruksel, diskutohet për statusin e vendit kandidat
Në Bruksel pritet te mblidhen sot ministrat e Jashtëm të BE-së, ku mes diskutimesh te tjera do te jene edhe ato për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
Pas ketij takimi dhe sugjerimeve qe do te dalin prej tij, do te mbahet samiti i ardhshëm i BE-se, por sipas te gjitha mundesive vednit tone nuk do t’i jeper statusi i vendit kandidat.
Vetem pak dite me pare EurActiv, duke iu referuar burimeve diplomatike raportoi se ministrat e BE nuk do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat
Sipas agjencise, do te hapet drita jeshile per fillimin e bisedimeve të pranimit me Serbinë, në qoftë se një numër i kushteve te caktuara janë respektuar, mes te cilave edhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.
“Të paktën një vend, Hollanda, ka kundërshtuar fuqishëm kundër dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë”, shkruan EurActiv.
Komisioni rekomandoi në tetor se Këshilli Evropian vendosi Shqipërinë në klubin e vendeve kandidate që tani përbëhet nga Turqia (1999), Maqedoni (2005), Mali i Zi (2008) Islanda (2010) dhe Serbia (mars 2012).
Kroacia pritet të bëhet një anëtar i vitit të ardhshëm. Diplomatët perëndimorë i thane EurActiv se ata per momentin nuk presin një vendim per Shqipërinë, duke shtuar se vendi duhet te beje “më shumë”, për t’u kualifikuar, veçanërisht per plotesimin e 12 kushteve te lena nga Komisioni në tetor ne progres raportin e tij.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment