Vrasja e dyfishtë për drogën në Durrës, autori del para gjykatës.

Autori i vrasjes së dyfishtë të dy personave dhe djegies së tyre në makinë për çështje droge do të dalë sot para gjykatës së Durrësit.
Togat e zeza do të japin sot masën e sigurisë për Odise Verbofshin, të dyshuarin kryesor si autor i vrasjes makabër të ndodhur në Shkozet të Durrësit.
I dyshuari 32-vjeçari u ndalua dy ditë më parë nga policia e Korçës, gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt shtetit grek.
Odise Verbofshi, është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy të rinjve nga Fushë-Kruja, Shaban Babasi dhe Alfred Kasalla, të cilët pasi u ekzekutuan në kokë me plumb, janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti, ku njeri prej trupave ndodhej i mbyllur në bagazhin e tij.
Grupi hetimor pas hetimeve ka vërtetuar se vrasja e dy të rinjve ishte kryer në banesën e autorit të vrasjes në zonën e Shkozetit dhe më pas trupat e pajetë janë transportuar pranë ish-Kënetës.
Nga hetimet e para, policia ka ngritur dyshimet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e 32-vjeçarit, Odise Verbofshi, Gazep Pili, i cili ka njëkohësisht edhe lidhje gjaku me autorin, si dhe ka sekuestruar në vendgjarje dy pistoleta dhe 74 kilogramë lëndë narkotike.
Add new comment