Bashkia, 10 mln euro për rikualifikimin urban të njësisë nr,4 dhe 8.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 13:24

TIRANE-Një sipërfaqe prej 88 ha në njësinë bashkiake nr.4 dhe 8 që shtrihet në kufi me lumin e  Tiranës do t’i nënshtrohet një rikualifikimi urban, falë bashkëpunimit të Bashkisë Tiranë dhe Komisionit Europian. Ky investim i shpallur si prioritet nga kryebashkiaku Basha që në nisje të mandatit të tij në krye të Bashkisë, do të kryhet në një prej zonave të reja të qytetit të Tiranës në të cilën nuk është ndërhyrë asnjëherë deri më sot dhe ku gjendja e rrugëve është ajo natyrale.

Projekti i ndërhyrjes në këtë zonë i është prezantuar banorëve, me qëllim përvijimin më të mirë të problematikës që i shqetëson ata.

Zona e propozuar për investim përbëhet nga banesa të ndërtuara në fillim të viteve ’90 e më vonë. Aktualisht, popullsia në këtë zonë arrin në 16 000 banorë, 5% e të cilëve i përkasin komunitetit rom. Shërbimet publike dhe infrastruktura, përfshirë ujësjellësat, rrjetin e kanalizimeve, rrugët e brendshme dhe trotuarët mungojnë.

Në këtë projekt parashikohet ndërtimi i një shkolle, kopshti, çerdheje dhe një qendre sociale për të adresuar nevojat e zonës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.