Tiranë, një person gjendet i vrarë në makinë tek liqeni Artificial.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 03:56

Tirane – Një person është gjetur i vrare në një automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në zonën e liqenit Artificial nëkryeqytet ndersa nga te dhenat mesohet se viktima eshte vrare.
Burimet e policisë thanë se kanë marrë njoftim për një person pa shenja jete që ndodhej brenda një makine.
Efektivat e rendit kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se viktima ka shenja dhune në trup.
Me konkretisht, hetuesit e policise thone se viktima ka shenja te dukshme te goditjes ne koke. Forcat e policisë, thanë se ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.