Tiranë, grabitet me dhunë një pikë konçesionare mjetesh.

Një kompani konçensionare automjetesh në Qafë Kashar është grabitur sot rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga persona ende të paidentifikuar.
Grabitësit kanë përdorur dhunë dhe mjete të forta për të marrë xhiron ditore të pikës konçensionare. Grabitja është kryer nga dy persona të cilët dyshohet se janë kamufluar me uniformë policie.
Grabitësit kanë goditur me mjete të forta rojën dhe më pas janë larguar me një motor. Mendohet se grabitësit janë larguar në zonën e Vorës. Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Add new comment