Protesta e drejtuesve të furgonave vijon në mesjavë.

Protesta e drejtuesve të furgonave taksi 8+1 lidhur me vendimin e qeverisë për të ndaluar kthimin e tyre me pasagjer e cila solli bllokimin e disa akseve kryesore javën e shkuar pritet të vijoi edhe në javën e ardhshme.
Sipas Kreut të Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja shoferët në protestën e radhës do të vijnë jo më me furgona por të mbështetur nga familjet e tyre.
“Parlamenti të zgjidhë problemin, e kanë për detyrë të na takojnë. Ditën e hënë do jepen udhëzimet për protestën tjetër, të mërkurë ose të enjten do zhvillohet. Në mënyrë paqësore ashtu si sot, se dhunë ushtroi policia, të shpërndahemi për të shkuar tek familjet. Në protestën e ardhshme nuk do vini me furgona, por me familjet, me studentët me qytetarët përpara parlamentit”, tha ai.
Duke i bërë thirrje kryeministrit Rama të reflektojë, Kalaja tha se protesta e tyre e radhës do përkojë me një nga ditët e vizitës së dy personaliteteve në vendin tonë, atë të presidentit italian Georgio Napoletano ose atë të komisionarit Stefan Fyle.
Add new comment