Andon Mëhillaj pranon se porositi Julian Sinanajn për vrasjen e peshkatarit.

Postuar në 03 Mars, 2014 10:26

Andon Mehillaj pranon para prokuroreve se porositi vrasjen e Sokol Veizit, per shkak se viktima kishte nisur te ndertonte nje shtepi ne token e tij. Ne seancen e pare te pyetjeve, Mehillaj nuk pranoi asnje akuze, por ne te dyten iu dorezua fakteve.
Burime nga organi I akuzes thane se Mehillaj pranoi se kishte porositur vrasjen e Sokol Veizit, ne momentin kur u vu perballe rrefimit te te akuzuarve te tjere, Julian Sinanajt dhe Ndricim Gjokones. Vete Mehillaj rrefeu se ishte e pamundur te negociohej me Sokol Veizin, pasi ai njihej si nje person i rrezikshem ne Orikum. E kaluara e viktimes, sidomos ne vitin 1997 ishte arsyeja sipas Andon Mehillajt qe i shtyu te merrnin vendimin ekstrem.
Porositesi i vrasjeve u dorezua ne polici ne daten 13 shkurt dhe ne fillim pretendoi se ishte i paafte menderisht, nje strategji kjo per t’i shpetuar ndeshkimit te ligjit. Por Andon Mehillaj nuk pranoi ne prokurori perfshirjen ne vrasjet e tjera per te cilat akuzohet, si ajo e biznesmenit Agron Cela. Vendimi i gjykates per masen e arrestit ndaj Mehillajt u bazua mbi rrefimin e Julian Sinanajt, i cili ekzekutonte vrasjet.
Vete vrasesi me pagese Julian Sinanaj dukej se jetonte me frike dhe tregonte kujdes per cdo levizje apo per cdo person me te cilin kishte kontakt. Cdo porosi apo komunikim me personat qe i duhej te koordinohej behej me ane te emailit dhe posta e tij elektronike duket se do te jete nje nder provat me te rendesishme ne procesin gjyqesor.
Nder materialet e sekuestruara nga prokuroria ka qene edhe nje bllok i vogel ku vrasesi me pagese shkruante detaje te punes se tij. Pervec emaileve te shumta te regjistruara, ne kete bllok Sinanaj shkruante edhe pershtypje te tij per marredhenie me njerez te ndryshem, numra telefoni, targa makinash, nr e llogarive bankare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.