Fushë Krujë, shpërthen granatën në oborrin e komisariatit, në kërkim autori.

Një granate dore ka qenë mjeti që shpërtheu në komisariatin e policisë së Fushë Krujës mbrëmjen e të hënës. Policia ka thënë se një person hodhi një granatë në pjesën e pasme te oborrit te komisariatit te policise.
Nga shpërthimi mësohet se janë dëmtuar dy automjete private të punonjësve si dhe janë thyer disa xhama të godinës. Shpërthimi i granatës ka qenë i fuqishëm, megjithatë nuk ka patur të lënduar në njerëz. Policia tha se ka identifikuar autorin dhe eshte vene ne ndjekje te tij.
Nga hetimet paraprake dyshohet për një konflikt te meparshem mes një polici të komisariatit dhe autorit per motive ende te paqarta.
Shperthimi
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komisariatin e Fushë Krujës. Bëhet e ditur se një sasi tritoli ka shpërthyer brenda komisariatit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.15.Nga shpërthimi raportohet se janë demtuar dy automjete në oborrin e institucionit të policisë.
Sipas njoftimeve të fundit, dyshohet se lënda plasëse ka qenë një sasi eksplozivi e cila është hedhur në oborrin e komisariatit nga zona aty pranë përmbi murin rrethues.
Ky është rasti i dytë i shpërthimit në këtë komisariat, pasi muajin e fundit një tjetër makinë është dëmtuar me eksploziv në oborrin e të njëjtit institucion.
Add new comment