Në vitin 2011 astrologu rus parashikoi: Lufta III Botërore në mars 2014!

Postuar në 04 Mars, 2014 03:58

Më 25 mars të vitit 2011 gjatë një konference të astrologëve në Moskë astrologu rus, Pavel Globa kishte parashikuar se Lufta e Tretë Botërore do të niste ose gjatë lojërave Olimpike Dimërore të Sochit ose pas përfundimit të tyre, në muajin mars.

Atëherë pak kush e kishte marrë seriozisht, por sot kur Rusia ka pushtuar Krimenë, pjesë e Ukrainës, ky parashikim nuk mund të injorohet.

Tani mbetet të shihet nëse parashikimi tij do të dalë i vërtetë apo jo, por duke pasur parasysh se tensioni në Krime të Ukrainës, që përfshijnë Rusinë, BE-në, Britaninë dhe SHBA-të, duket se mundësitë për një konflikt në shkallë globale ekzistojnë.

Në atë konferencë Globa informoi “Lufta e frikshme është e thënë të fillojë në mars të vitit 2014 ose gjatë Lojërave Olimpike në Sochi . Është gjithashtu e mundur që lufta mund të fillojë pesë ditë pas përfundimit të lojërave”. Megjithatë, ai nuk kishte saktësuar se në cilin vend pikërisht do të ndizej lufta.

Gazetarët rusë kanë shtuar se Globa kishte parashikuar, ndër të tjera, rënien e Bashkimit Sovjetik, katastrofën e Çernobilit dhe sulmet terroriste në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, në SHBA.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kete te marrim ne per kryeminister, ky i del te keqes para......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.