Administrata Tatimore mbledh 12.3 miliardë lekë në muajin shkurt.

Postuar në 04 Mars, 2014 08:08

-Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj deklaroi të martën se të ardhurat e mbledhura gjatë muajit shkurt të këtij viti janë rreth 1.2 miliard lekë më të larta ose 16 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rezultatet e këtij muaji, tha Shehaj, tregojnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, në zbatim të detyrave të ngarkuara dhe programit të qeverisë shqiptare.

“Në total për këtë muaj kemi mbledhur 12 miliardë e 295 milionë lekë të ardhura. Shifra e të ardhurave, të mbledhura, fakt e krahasuar midis muajve shkurt 2014 -2013 është 1.2 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose një rritje prej rreth 16% më shumë”, tha Shehaj.
Kontribute të Sigurimeve Shoqërore, vuri në dukje drejtore e DPT-së, janë mbledhur 4 miliardë e 345 milionë lekë ose 243 milionë lekë më shumë se muaji shkurt 2013, duke shënuar një rritje prej 5.9% më tepër se kjo periudhë e mëparshme.
“Marrëveshja e arritur me FMN-në tregon se performanca pozitive e Administratës Tatimore dhe Doganore është një bazë e mirë në rritjen e performacës së mirë administrimit fiskal në Shqipëri dhe që transmeton sinjale pozitive në institucionet ndërkombëtare”, deklaroi Shehaj.
Të dhënat e përmbledhura të dymujorit janar – shkurt 2014, theksoi më tej ajo, tregojnë se kemi mbledhur në total 26 miliard e 262 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, rritja në mbledhjen e të ardhurave është 2 miliardë e 639 milionë lekë ose 11.2 % më shumë.
“Lufta kundër evazionit fiskal vazhdon të jetë një orientim i punës në Administratën Tatimore. Rezultatet e arritura janë të kënaqshme. Në total janë zbuluar skema evazioniste me një dëm të shkaktuar buxhetit të shtetit në total prej 36.3 milionë dollarë. Janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen ne gjendje të lirë. Në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi, tregtimi karburantesh ku deri tani kemi zbuluar një dëm ekonomik prej 5 milionë dollarë”, bëri të ditur Shehaj.
Sipas saj, orientimi i administratës tatimore nuk është të bëj presion mbi biznesin që të mbledhim më shumë të ardhura.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj deklaroi të martën se të ardhurat e mbledhura gjatë muajit shkurt të këtij viti janë rreth 1.2 miliard lekë më të larta ose 16 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rezultatet e këtij muaji, tha Shehaj, tregojnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, në zbatim të detyrave të ngarkuara dhe programit të qeverisë shqiptare.

“Në total për këtë muaj kemi mbledhur 12 miliardë e 295 milionë lekë të ardhura. Shifra e të ardhurave, të mbledhura, fakt e krahasuar midis muajve shkurt 2014 -2013 është 1.2 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose një rritje prej rreth 16% më shumë”, tha Shehaj.
Kontribute të Sigurimeve Shoqërore, vuri në dukje drejtore e DPT-së, janë mbledhur 4 miliardë e 345 milionë lekë ose 243 milionë lekë më shumë se muaji shkurt 2013, duke shënuar një rritje prej 5.9% më tepër se kjo periudhë e mëparshme.
“Marrëveshja e arritur me FMN-në tregon se performanca pozitive e Administratës Tatimore dhe Doganore është një bazë e mirë në rritjen e performacës së mirë administrimit fiskal në Shqipëri dhe që transmeton sinjale pozitive në institucionet ndërkombëtare”, deklaroi Shehaj.
Të dhënat e përmbledhura të dymujorit janar – shkurt 2014, theksoi më tej ajo, tregojnë se kemi mbledhur në total 26 miliard e 262 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, rritja në mbledhjen e të ardhurave është 2 miliardë e 639 milionë lekë ose 11.2 % më shumë.
“Lufta kundër evazionit fiskal vazhdon të jetë një orientim i punës në Administratën Tatimore. Rezultatet e arritura janë të kënaqshme. Në total janë zbuluar skema evazioniste me një dëm të shkaktuar buxhetit të shtetit në total prej 36.3 milionë dollarë. Janë nxjerrë 31 masa sigurie arrest me burg dhe 24 persona të tjerë po ndiqen ne gjendje të lirë. Në proces hetimi ndodhen firma ndërtimi, tregtimi karburantesh ku deri tani kemi zbuluar një dëm ekonomik prej 5 milionë dollarë”, bëri të ditur Shehaj.
Sipas saj, orientimi i administratës tatimore nuk është të bëj presion mbi biznesin që të mbledhim më shumë të ardhura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.