Sulmi brenda komisariatit të Fushë-Krujës, Prokuroria: Akt terrorist, tre pista hetimi.

Sulmet me tritol brenda komisariatit të Fushë-Krujës janë cilësuar si akte terroriste nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas Prokurorisë lidhur me ngjarjet janë hapur tre pista hetimi.
E para është përhapja e panikut në popullatë. Pista e dytë e hetimit është presion ndaj policisë dhe pista e tretë ndonjë konflikt i mundshëm i drejtuesve të policisë.
Lënda e përdorur në sulmet ndaj komisariatit të Fushë-Krujës dyshohet të jetë eksploziv për minierat. Sipas Prokurorisë autori rrezikon dënim nga 15 vite burg në burgim të përjetshëm.
Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli shpërtheu në komisariatin e Fushë-Krujës. Lënda plasëse u hodh në oborrin e komisariatit. Për pasojë nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete. Tritoli ra mbi njërën nga automjetet e parkuara.
Add new comment